Sibel Halimi, zëdhësja e LDK-së ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas etiketimit të dy gazetarëve të Kosovës, Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.
Halimi ka shtuar se “…Qytetarët nuk duhet të bien pre e kësaj gjuhe të urrejtjes dhe polarizimit që vije nga eksponentët e këtij pushteti.. .Kosova është vend i lirë dhe nuk do ta lejojë instalimin e shtetit policor” ka shkruar Halimi në postimin e fundit në Facebook:
Ja postimi i Sibel Halimit në Facebook:
I papranueshëm dhe i rrezikshëm etiketimi i dy gazetarëve, Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi nga Ministri i Punëve të Brendshme. Sulmi që po u bëhet vlerave më bazike të mendimit dhe shprehjes së lirë nga kjo kastë politike, kërkon reagim gjithëshoqëror dhe dënim pa hezitim.
Shoqëria duhet të jetë kohezive në luftimin e kësaj mendësie parapolitike e primitive, që po e shpie vendin drejt një diktature.
Qytetarët nuk duhet të bien pre e kësaj gjuhe të urrejtjes dhe polarizimit që vije nga eksponentët e këtij pushteti. Ata duhet të mobilizohen për mospranim të kësaj gjuhe urrejtjeje e të angazhohen për paqe e komunikim civil.
Kosova është vend i lirë dhe nuk do ta lejojë instalimin e shtetit policor.