“Kosova është vend i vogël dhe nuk mund t’ia dalë të ecën e vetme në nëpër botë”, ka thënë profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, duke folur për RTK-në, ku edhe vlerësoi se marrëdhëniet e Prishtinës me Uashingtonin dhe Brukselin “janë dëmtuar”.
Është më e qartë se kurrë, vlerëson Serwer, se Kosova duhet të shoh “t’i përmirësojë” këto marrëdhënie të dëmtuara si dhe shton se autoritetet e Kosovës “duhet të jenë të vëmendshme ndaj kësaj nevoje”.
Mazreku për arrestimin e Berishës: Do të mbahet mend si një nga sulmet më të rënda mbi avokatinë
“Kosova është vend i vogël, që ka fqinjë armiqësorë dhe ka nevojë për miq”.
“Mendoj që përendimi po e tepron me tërheqjen e Serbisë dhe duke fituar shumë pak nga ajo. Mendoj se janë dy shkaqe për këtë, e para është që diplomatët amerikanë kanë premtuar se mund ta sjellin Serbinë në perëndim, e që unë mendoj që është e pamundur me personat siç është Vulini. Është po ashtu edhe për shkak të asaj se Serbia ka lejuar që një pjesë e municionit të shkojë në Ukrainë. Unë mendojë që është një arsye e papranueshme”, tha Serwer.
“Duket se ka shumë diplomatë amerikanë dhe evropianë që ankohen për mos-koordinim nga Kosova. Nuk e di se çka ka ndodhur saktësisht, por është e qartë se marrëdhëniet me Evropën dhe SHBA-në janë dëmtuar. Kosova është një vend i vogël dhe nuk mund t’ia dalë të navigojë nëpër botë e vetme, i duhen miqtë”.