Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe zhvillimet politike në vend.
Ai ka thënë se është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës Qeveria ushtron dhunë e çon dorë ndaj deputetëve.
“Ishin zhvillime shumë të rënda, ishin kthim në vitin 2015 dhe 2016, kur ne kemi pasur veprime të tilla të dhunshme në Kuvend, duket se LVV-së nuk po heq dorë nga dhuna e nga politika e dhunës në institucionet e Republikës së Kosovës. Ajo që ndodhi dje, do të thotë është krejtësisht e papranueshme që një zëvendëskryeministër të godasë me shishë një deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, tjetri ta sulmoj deputetin dhe pastaj e gjith ajo eskaloj në një dhunë ndërmjet deputetëve të Kuvendit”, ka thënë Mustafa për Kosovalive.
“Ne kemi pasur dhunë të tillë në Parlament në vitin 2015, por asnjëri nga qeveritarët nuk ka ndodhur që të sulmoj deputetët ose të ushtroj dhunë mbi deputetët, është e vërtet që deputetët kanë ushtruar dhunë mbi qeverinë, është hedhur gazlotsjellës, shishe të ujit, është hedhur sprej syve edhe nga kryeministri I tanishëm por askush nuk ka qu dorë mbi deputetët dhe kjo është hera e parë që qeveria çon dorë mbi deputetët gjë që flet në çfarë situate ka ardhur demokracia dhe parlamentarizmi në Kosovë”.
Mustafa u shpreh se nëse Qeveria Kurti nuk heq dorë nga dhuna atëherë lë të largohet dhe të shpallen zgjedhjet.
“Hera e parë që u instalua dhuna në Kuvend është nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë do të dëshiroja që më kjo mos të shihet në institucionet e Republikës së Kosovës dhe që LVV të heq dorë nga dhuna, nëse është e gatshme ta qeverisë vendin pa dhunë, le ta qeverisin, nëse nuk është atëherë do t’i bënte shumë mirë edhe vendit edhe demokracisë edhe integrimit tonë evropian euroatlantik të tërhiqet dhe të mos ushtroj qeverisje përmes dhunës”, ka thënë Mustafa.
Tutje, ish-kryeministri ka kritikuar opozitën e Kosovës që po thonë se nuk janë të interesuar që të rrëzojnë qeverinë pasi po presin që të bie vetë.
Mustafa tha se kjo qasje është gabim dhe nëse mendojnë kështu atëherë lë të bëhen me qeverinë të gjithë së bashku dhe ta dërgojnë në ferr këtë vend./Botapress.info/