Agim Bahtiri e ka ndal telefonin pas arrestimit të ish-zyrtarëve të tij, të dyshuar për korrupsion.
Janë arrestuar dy ish-zyrtarë të komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, që detyrën e ushtronin gjatë qeverisjes së Agim Bahtirit.
Prokuroria interviston zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati pas përleshjeve
Ky i fundit është kontaktuar nga Gazeta për ta marrë një koment mbi ndalimin e ish-zyrtarëve të tij, të dyshuar për korrupsion.
Por, ai e ka ndalë telefonin – menjëherë pasi e ka marrë vesh nga kush po kontaktohet.
Ndryshe, Prokuroria Speciale ka konfirmuar se janë kryer bastisje në dy lokacione: në shtëpinë e Faruk Mujkës dhe atë të Hysen Muzliukaj.
Gjatë bastisjes në njërin lokacion janë gjetur dhe sekuestruar 60 mijë euro./Botapress.info./