Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës N.A, për “Vrasje të rëndë”, raporton Botapress.
Sipas aktakuzës, ajo me dashje me dashje ka privuar nga jeta motrën e bashkëshortit me të cilën ka jetuar në ekonomi të përbashkët familjare.
Prokuroria interviston zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati pas përleshjeve
“…në atë mënyrë që më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës S.D., e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të pandehurës N.A., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, me një dru të ahut, me një pjesë të laminatit dhe me një copë dërrase të llamperisë, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundi e godet në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi, me datë 26.12.2022 rreth orës 05:30 viktima S.D., vdes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurorira thotë se Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës N.A., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e njejta ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – motrën e bashkëshortit me të cilën ka jetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës S.D., e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të pandehurës N.A., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, me një dru të ahut, me një pjesë të laminatit dhe me një copë dërrase të llamperisë, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundi e godet në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi, me datë 26.12.2022 rreth orës 05:30 viktima S.D., vdes.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit./Botapress.info/