Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për miratimin e Ligjit për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.
Kurti ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan për jetësimin e këtij instituti.
”Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur tamam. As 24 vite pas, nuk kemi shifra që do të mund të na tregonin dëmet nga lufta në vendin tonë”.
“Kur e pashë Besnik Bislimin…” / Mërgim Lushtaku para pamjeve të rrahjeve, tregon si nisi përleshja
”Dëmet e shkaktuara dhe vuajtjet e përjetuara nuk janë statistika, por duhen edhe statistikat për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë. Për të pasur një hartë të detajuar mbi të gjitha krimet e luftës se ku, çka, si dhe ndaj kujt u ushtruan ato krime në luftën e fundit. Për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbejë edhe neve edhe brezave pas nesh”, ka shkruar Kurti në Facebook.
”Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë. Republika e Kosovës nuk mund të harrojë”, ka thënë ai.