lajmi i përplasjes fizike në Kuvend po merr dhenë. Për përplasjen që nisi pas provokimit të zv. kryeministrit Besnik Bislimi ka shkruar edhe sajti i famshëm amerikan The Daily Beast.
Ky sajt e ka titulluar artikullin: “Ligjbërësit kosovarë rrëshqasin në përleshje masive gjatë fjalimit të Kryeministrit”.
Aty shkruhet se si shpërtheu dhuna fizike masive në Kuvendin e Kosovës derisa kryeministri Albin Kurti po e jepte një fjalim.
“Tensionet është raportuar se janë rritur në Kosovë pasi një medium lokal publikoi incizimet e njërës prej kolegëve të Kurtit e pranoi që ajo kishte folur me Millan Radojiçiqit, një politikan serb i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion.” – shkruan The Daily Beast.
Kolegia e Kurtit në fjalë është Mimoza Kusari Lila.
Në fakt, Radojiçiq përveç korrupsionit dyshohet edhe për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq dhe për krime tjera të ndryshme.