Ftese per proteste!
Deshiroj qe nepermjet ketij prononcimi te bej thirrje te rinjeve te Kosoves, opozites dhe ne veqanti LDK-se qe te ndalin katastrofen qe e pret Kosoven nga kokefortesia dhe veprimet e palogjikshme te Albin Kurtit dhe te Vetevendosjes. Qeveria e VV-se dhe kryeministri Kurti kane deshtuar ne premtimet e tyre qeverisese si psh: rritja e cmimit te energjise elektrike te para disa muajsh, mospranimi i gazit te lengshem nga Amerika, deshtimi per denimin e zyrtareve te korruptuar te Pdk-se dhe vazhdimin e praktikave korruptuese me pagesat per veteranet e luftes, cka tregon ndikimin e forte qe Pdk vazhdon ta kete por me shqetesuese ngelet prishja e marredhenjeve me Ameriken dhe BE-ne per shkak te zgjedhjeve te kontestushme ne 4 komunat me shumice serbe.
Kosova nuk jeton dot pa ndihmen e Amerikes dhe nuk mund te mos jete mirenjohese per ate cfare Amerika ka bere per Kosoven prandaj ju lutem Ldk-se, te rinjeve me Ke dhe te gjithe atyrw qe duan nje Kosove demokratike dhe te hapur qe me nje proteste masive paqesore t’i japin fund kesaj marrezie te Albin Kurtit dhe VV-se dhe te mbahen zgjedhjet e parakohshme sa me pare.
Arber Gashi