Projektligji për tërheqjen e rreth 30 përqind të mjeteve nga Trusti kishte dështuar të kalonte në Kuvend, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendose kishin votuar kundër.
Kërkesa e qytetarëve të Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ishte kundërshtuar fuqishëm nga mazhoranca, kundër këtij projektligji doli edhe Lista Serbe, duke mos marrë pjesë fare në votim..
“Atë policin që e kanë vrarë”: Qysh e ofendoi Kusari veprën e heroit Enver Zymberi?
E, për një gjë të tillë duket se Grupi Parlamentar i LVV-së ka pasë marrëveshje edhe me Listën Serbe, në mënyrë që ky ligj të mos kalojë në Kuvend.
Një gjë e tillë u konfirmuar edhe nga përgjimet e Shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Në përgjimet e publikuar nga Nacionale Mimoza Kusari e akuzon te Sllavko Simiqi ish-kryeministrin Haradinaj dhe “këta të PDK-së” për fryrjen e listave të veteranëve të luftës. Në një moment, derisa po flisnin për TRUST-in pensional, ajo i drejtohet Simiqit me fjalët: “…a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu?” në mënyrë pezhorative.
Ajo fjalë të këqija para Simiqit flet edhe për Uran Ismailin, të cilin e quan “idiot patetik” megjithëse e pranon se me të kishte pasur dikur shoqëri.
“Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK.” – dëgjohet derisa i thotë shefja e grupit parlamentar të VV-së.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ishte edhe iniciator i tërheqjes së rreth 30 përqind të mjeteve nga Trusti.
Haxhi përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe”, ka thënë Haxhiu. /Botapress.info/