Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar në Facebook’un e tij pasi është publikuar pjesa e tretë e përgjimeve që implikon shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dhe deputeti i Listës Serbe që në këtë bisedë shpesh flet si përfaqësues i Milan Radojiçiqit, kryekriminelit të veriut të Kosovës, të shpallur në kërkim nga Kosova e non-grata nga SHBA-të.
Në statusin e tij në Facebook, Kajtazi ka përmendur pjesën ku Kusari – Lila diskuton me Simiq për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj për fryrje të listave të veteranëve.
Kajtazi ka thënë se Kusari po e akuzon “komandantin më të suksesshëm të gjallë të UÇK-së”, derisa ka thënë se për këtë po i ankohet Simiqit.
“Të dy po vendosin që pensionet e veteranëve të mos rriten”, shkruan Kajtazi.
Në këtë status të tij, ai ka thënë se në kohën kur Haradinaj ishte duke derdhur gjak për Kosovën, Slavko Simiq e Milan Radojiçiq kanë qenë së bashku me Slobodan Milosheviqin.
“Lakuriqsinë e këtij pushteti nuk e kam menduar që e pres ndonjëherë”, ka shkruar Kajtazi.
Ky është postimi i tij:
Tashme gjerat po kristalizohen.
Shefja e GP te VV-se, Mimoza Musari, po e akuzon komandantin me te sukseshem te gjalle te UÇK-se, Ramush Haradinaj per fryrje te listave te veteraneve.
Kete akuze ne forme ankese po e ben para homologut te saj serb, Slavko Simiq.
Te dy po vendosin qe pensionet e veteraneve te mos rriten.
Po vendosin per nje trohe mireqenie te ushtareve qe luftuan per lirine tone, perfshire lirine e Mimoz Kusarit.
Bravo!
Por historia na shperfaq ashtu siç jemi, dikush faqebardh e dikush faqezi.
Per dijenine e Mimozes dhe te ketij pushteti, ne kohen kur Haradinaj po derdhte gjak, Simiqi, Radojiqiqi ishin me Milosheviqin.
Lakuriqsine e ketij pushteti nuk kam mendu qe e pres ndonjehere.
Ja qe po na shfaqet me ze dhe figure.
E, luftetareve te UÇK-se nuk di njeri çfare t’u thote, pos t’i mallkoje te renet e te gjallet qe luftuan per lirine tone. /Botapress.info/