Të mërkurën është publikuar pjesa e tretë e përgjimeve mes shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe, raporton Botapress.info
Gjatë bisedës – ndër të tjera – Kusari i drejtohet Simiqit duke i thënë se “a e di bre ti kush është Bekim Haxhiu”.
Fjala ishte për deputetin e PDK-së dhe biseda kur është zhvilluar vitin e kaluar, ishte diskutuar për mundësinë e tërheqjes së deri 30% të mjeteve nga Trusti.
Kusari-Lila tentoi t’i hyjë në “hatër” Simiqit: Edhe unë ty të kam buzëqeshur
Një nismë të Haxhiut, LVV-ja e kishte kundërshtuar haptazi. Megjithatë gjatë bisedës, Kusari ia argumenton Simiqit se pse nuk është pozitive tërheqja e mjeteve nga Trusti.
Kah fundi i bisedës, Kusari pretendon se Kurti ka thënë se nëse aprovohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, “atëherë shkojmë në zgjedhje”./Botapress.info/