Qeveria mbajti sot mbledhjen e radhës, ku mes të tjerash u morën një sërë vendimesh.
Në mbledhjen e Qeverisë u miratua projektligji për ratifikim të marrëveshjes së financimit, mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime.
Bëhet fjalë për projektin “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10”.
“Ratifikimi i kësaj marrëveshje do të mundësojë renovimin e Linjës Hekurudhore 10 B, e cila shkon nga Hani i Elezit deri në Leshak. Kjo linjë do të jetë me standardet e Bashkimit Evropian, duke lejuar operimin deri në 100 km/orë në shumicën e seksioneve të linjës hekurudhore” thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Realizimi i këtij projekti është vlerësuar të jetë 250 milionë euro.