Kushtet më stabile që po fuqizohen në vend, favorizojnë mot të kthjellët dhe kryesisht me diell ditën e mërkurë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave shfaqen kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës.
Temperaturat në mëngjes zbresin deri në 1C e 4C, ndërsa ditën temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C. Frynë erë e lehtë jugore 2-5m/s.
Ditëve të fundit të tetorit, me kalimin në nëntor, shfaqen kushte të motit më të qëndrueshëm në vend. Të enjten kalojnë më shpesh vransira, por mbetet thatë. Duke shkuar në fundjavë parashihet të ketë më shumë kthjellime e intervale të gjata me diell.
Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave formohen shtresa mjegulle, që deri nga mesdita më pas shpërndahen. Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C në fundjavë. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 6C. Erërat frynë kryesisht të lehta drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i