Një ngjarje e rëndë ka shoqëruar sistemin e drejtësisë në vend. Një prokuror nga Prokuroria Themelore në Prizren është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 27 tetorit, pas një aksioni të realizuar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.
Siç raportoi Sinjali, i arrestuari është Beqë Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë në Prizren. Ai dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Lidhur me këtë, Sinjali mëson se të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë