Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar arrestimin e Xhemail Nuhiut, të dyshuar për vrasjen e 11 gushtit në Hajvali, ku mbeti i vrarë Muhamet Matoshi.
Në një përgjigje për Express MD ka thënë se procedura e ekstradimit të Nuhiut do të realizohet sapo vendimi i marrë nga autoritetet britanike bëhet i plotfuqishëm.
MD ka refuzuar të japë detaje tjera.
“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Express.
Policia e kishte shpallur person në kërkim Nuhiun më 12 gusht , duke kërkuar nga qytetarët që të japin informacione për vendndodhjen e tij.
Motivi i vrasjes raportohet se ishte një mosmarrëveshje në komunikacion.



Të tjera
Lajme
Major Vjollca Hoti diplomon me sukses në Akademinë Kombëtare të FBI-së
Major Vjollca Hoti nga Policia e
Aktuale
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025
Lajme
Festa e Bajramit, Tërnava uron besimtarët: Gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët
Në ditën e fundit të muajit