Po vazhdojnë edhe sot reagimet kundër shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas publikimit të përgjimit nga Nacionale, ku ajo dëgjohet duke u koordinuar me deputetin e Listës Serbe dhe për një bisedë me kriminelin, Milan Radojiçiq.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka shkruar në Facebook “zdarvo” apo në gjuhën shqipe “përshëndetje” duke e ndërlidhur me rastin e Kusarit.
Më tej, ai ka komentuar pjesë nga përgjimi.
“Muhabeti i ëmbël, të duket ora si 1 minut! “Keni folë 30-40 minuta” “Jo bre, si 3 minuta m’u dukën”- Zdravo” – ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ndërkohë kështu fillon muhabeti mes Kusari-Lilës me Simiqin
Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje” Mimoza: “Dy tre minuta“