Tri raste të vdekjes të ndodhura të hënën në Malishevë, Gjakovë e Mitrovicë të Veriut, janë duke u hetuar nga autoritetet.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se viktima në Malishevë është gjetur në orët e mëngjesit i shtrirë në rrugë dhe është dërguar në QKMF, ku më pas dyshohet se ka ndërruar jetë.
Në Gjakovë, një grua ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia.
“Si pasojë, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në njoftimin policor.
Ndërsa në Mitrovicë të Veriut, një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në orët e pasdites.
Me vendim të prokurorit, që të tre trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë