Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka folur sërish pas publikimit të audio-përgjimit të saj me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku përmendet edhe një kontakt me Milan Radojiçiqin, shkruan Reporteri.net.
Kusari Lila për “Info Magazine” në Klan Kosova tha se ajo vetë ka qenë prezente në një moment kur Slavko Simiq në zyrën e saj flet me Milan Radojiçiqin, por ajo thotë se Simiq e kishte lëshuar telefonin e tij në “speaker phone”.
Skandaloze: Kurti e quajti kriminel në Kuvend, por pas fjalimit Qeveria i dha rrogë një serbi
“Kam qenë prezente, ku Slavko Simiq bisedon me Radojiciq, ka qenë në zyrën time, dhe e lëshon telefonin në “speaker phone”, kaq ka qenë. Diskutimi ka qenë në gjuhen shqipe për çështjen e vendosjes së institucioneve të Kosovës në veri për domosdoshmërinë e shkuarjes në Valaq, dhe natyrisht që kam dëgjuar prej anës së tij se është i pakënaqura me çka po ndodhë”, tha Kusari-Lila, e cila gjatë ditës tha se as nuk ia kishte numrin e s’kishte kurrfarë kontakti me Milan Radojiçiqin.
Tutje, Mimoza Kusari-Lila thotë se komunikimi me Simiq ka qenë për çështje të legjislacionit dhe që nuk ka pasur rezultat, pasi siç tha ajo bashkëpunimi me Listën Serbe është ndërprerë para se ata të largoheshin nga institucionet.
“Fakti që po flitet për një bisedë të zhviluar brenda Kuvendit të Kosovës, me nënkryetarin e Kuvendit, është në periudhe kohore 13 muaj, e tregon që bashkëpunimi me Listën Serbe nuk kane qene dhe nuk kanë dhene asnje rezultat per Kuvendin. Përkundrejt përpjekjeve që të ketë normalitet është pa që fushë veprimtaria e tyre ka qenë në interesa të një ose dy njerëzve me urdhra të Vuçiqit dhe Radojiciqit ketu. Ajo që mund të thuhet komunikimi ka qenë per çështje të ligjislacionit, pa të cilin nuk mundet mu kalu. S’ka qenë koordinim, se nuk ka rezultat. Për të trija ligjet që kemi bisedu, asnjëra nuk ka kalu. Ata nuk kanë pa hapësire të bashkëpunimit me Qeverinë Kurti. Bashkëpunimi u ndërpre ende pa u tërheq ata prej institicuoneve tërësisht, kur kërkesat e tyre kane qenë absurde. Duket që një praktikë e keqe që ata janë msu ta kenë me opozitën e dikurshme, i kanë bërë ata me bindjen se mund te jenë kushtëzues”.
“Unë asnjëherë në jetë nuk e kam takuar, as nuk m’ka thirr, as nuk kam numër të tij apo komunikim të tij direkt. Kam qenë prezente kur zoti Simiq ka bisedu me të dhe ka qenë çështja për vënien në kontrollë për kthimin dhe funksionimin e KOST-it në veri. Për të qene sa më i zbatueshëm plani i cili sot e kësaj dite nuk po zbatohet”.//