Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të Mimoza Kusarit me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq.
Në audio-incizimin e publikuar nga Nacionale, flitet edhe për një bisedë mes Kusari-Lilës me Milan Radojiçiqin.
Lekaj përmes një postimi në Facebook drejtuar Kusari-Lilës e ka krahasuar me një “lule” të ujitur nga ujërat serbe por që tashmë është vyshkur.
“Kjo “lule” e ujitur nga ujërat serbe është vyshkur”, ka shkruar shkurtimisht Lekaj në Facebook.