Gazeta Insajderi ka arritur ta sigurojë një vendim për bordin e përkohshëm të ndërmarrjes në fjalë, ku figuron nënshkrimi i Periq si anëtar i këtij komisioni.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2023/07/1111.png)
VV-ja në Gjilan asnjëherë s’e ka komentuar afërsinë me Periqin, ndonëse ka pasur pretendime se ish-nënkryetari i kësaj komune ka kontribuar për ta në zgjedhjet lokale të 2021-ës.
Periq u pati takuar më 2021-ën tashmë asamblistin e VV-së, Ismajl Kurteshi, i cili në atë kohë ishte bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Për të edhe pati zëra që do t’ia sigurojnë ulësen e nënkryetarit, megjithatë duket se VV-ja ka rezervuar pozita më të ulëta për të.
Periq për Insajderin teksa kishte komentuar takimin me Kurteshin e VV-së, e pati mohuar se po i ndihmon këtij subjekti politik për vota.
“Pashë rastësisht në rrjetet sociale që keni postuar një foto me mua dhe zotin Kurteshi në qendrën tregtare “Agmia”. Më keni përfshirë me dashje apo pa dashje në procesin zgjedhor në Gjilan, gjë që nuk më intereson aspak. Një takim i rastësishëm dhe pirja e një pije me kenik nuk është krim, apo jo?”, ka thënë Periq.
Takimi Periq-Kurteshi pati ndodhur në periudhën kur në Komunën e Gjilanit patën shkuar në balotazh Hyseni dhe kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri.