Dyqind mijë trupa tokësorë pritnin urdhërin komandues për ta vërrshu jo vetëm vendin tonë, por gjithë ish-Jugosllavinë e mbetur, nëse nuk dorëzohej ushtria barbare e fqiut tonë verior nga sulmet ajrore të NATO-s, që në disa ditë sulmuan deri 1000 aeroplan ushtarak!
Çfarë dëshmie më e madhe na duhet neve, që tu besojmë çdo kohë dhe përgjithmonë paktit Euroatlantik, amerikanëve dhe evropianëve?
Deri sot, kemi pasur dy lloj qeverisje, ajo që ende pa e mbaru fjalinë perendimorët përgjigjen me PO!
Dhe qeverisja tjetër, që ende pa e mbaru fjalinë perendimorët thonë JO faleminderit!
E para e nënvelëron veten dhe shtetin!
E dyta e mbi vlerëson fuqinë e vet dhe shtetit tonë të ri!
Kjo mënyrë e sjelljes dhe e komunikimit me vetëm PO ose JO e ka sjellë vendin brenda dy dekadave në këto kushte dhe rrethana ku gjindemi sot!
Kushtet dhe rrethanat e krijuara në vend dëshmojnë se ne kemi nevojë për një udhëheqje të tretë, e cila ka më shumë kthjellësi dhe aftësi pos dy zgjidhjeve PO dhe JO!
Të rrëzohet e largohet kjo qeverisje nuk është zgjidhje për vendin, sepse kjo qeverisje jo vetëm që është shumë legjitime, por është edhe rezultat i qeverisjeve të PO-ve të mëdha!
Prandaj, neve na duhet një qeverisje me mendje të shëndoshë e vetëbesim, që ka ideal e vizion zhvillimin, dhe që e njeh pos PO-së dhe JO-së edhe vlerësimin e kërkesave për zgjidhjen e tretë; e që në nivel të barabartë me miq di të bashkëpunojë dhe ndërtojë besimin e fortë me perendimin, mbi vlerat e përbashkëta evropiane!