Një mashkull i cili po vuante nga depresioni është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë në Pejë, ku për fat të keq ka vdekur.
Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Botapress.info/