Një tender në vlerë të 250 mijë eurove është shpallur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Qëllimi i tij është që të blihen bileta për udhëtime jashtë vendit. Parashikimet janë që me këto para të blihen fiks 680 bileta.
Kryeministri Albin Kurti duket se ka planifikuar të mbetet edhe për një kohë të gjatë në pushtet. Madje ai ka bërë plane që edhe të udhëtojë goxha shumë jashtë shtetit.
Gjykata liron 75 vilat e sekuestruara në Brezovicë, shkak gabimi i prokurorit Maloku
Nëse krejt planet i ecin sipas parashikimeve, atëherë nga buxheti i shtetit Kurti dhe stafi i tij do t’i shpenzojnë 250 mijë euro në bileta të aeroplanit.
Për këto bileta tashmë është shpallur edhe tenderi, shkruan Demokracia.com.
“Shërbime të transportit ajror. Data e dorëzimit të Njoftimit të Kontratës në KRPP:27.06.2023. Vlera e parashikuar 250,000.00 euro. Furnizim me bileta aeroplani për nevojat e stafit të AK në udhëtime zyrtare. Relacionet nuk mund të definohen paraprakisht. Afatet kohore për fillimin dhe / ose përfundimin e kontratës: 36 Muaj pas nënshkrimit të kontratës”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Zyra e kryeministrit ka treguar se “Qëllimi i kontratës publike kornizë është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë furnizimin me avio-bileta nga Operatori Ekonomik”.
Tutje është treguar se kompanitë e interesuara kanë kohë deri më datën 09.08.2023 që t’i dorëzojnë ofertat.
“Operatori ekonomik është i obliguar qe ofertën te dorëzon ne formë elektronike (e-prokurimi) dhe te veproj sipas E-prokruimit. Hapja e tenderit do te bëhet me datën: 09.08.2023 në ora: 14:00 ne Zyrën Nr.702 në ZKM”.
Kurse, në dosjen e tenderit tregohet se gjatë periudhës 3 vjeçare numri i përafërt i biletave do të jetë 680 copë në destinacione të ndryshme të botës.
“Kontrata konsiderohet e realizuar në bazë te sasive të biletave dhe jo vlerës. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të lidhet një kontratë kornizë me një Operator ekonomik (OE) të kualifikuar i cili do të ofronte shërbimet e rezervimit dhe lëshimit të avio-biletave për udhëtimet zyrtare që do të autorizohen nga ZKM-ja”.
Sipas dosjes së tenderit ofruesi i shërbimeve i suksesshëm duhet të rezervojë dhe të lëshojë bileta aeroplani, duke pasur parasysh që të jenë me çmimin më të lirë të mundshëm për të arritur një kosto sa më të volitshme.
“Ofruesi i Shërbimeve – duhet të përgjigjët brenda orës (60 min ). nga momenti i kërkesës nga ana e Autoritetit Kontraktues për biletat në formë elektronike. OE duhet të caktoj person specifik i cili do të jetë pikë kontakti për ZKM dhe në dispozicion 24 orë për kërkesat e kabinetit. Personi që caktohet duhet ta ketë numrin direkt ku mund të kontaktohet në çfarëdo kohe. Në rast se thirrja nuk realizohet (nuk ka përgjigje nga agjencioni gjatë thirrjes), thirrja nga agjencioni duhet të kthehet brenda 15-30 minutave. Ky person duhet të jetë person ndryshe nga personi/kontakti emergjent të cilën duhet ta kemi po ashtu te përcaktuar nga agjencion”.
Po ashtu zyra e shefit të qeverisë ka treguar edhe disa kritere strukëte që duhet t’i përmbush kompania fituese. Madje është kërkuar që kompania fituese të jetë në dispozicion 24 orë.
“Ofruesi i shërbimeve duhet të jetë në gjendje të sigurojë shërbimet e lartpërmendura, duke përfshirë ofrimin e aviobiletave në çdo kohë 24/7. (që nënkupton edhe gjatë fundjavave dhe festave). Ofruesi i shërbimeve duhet të jetë në gjendje për të garantuar Shërbime 365 ditë në vit, 7 ditë në javë dhe 24 orë në ditë dhe duke ofruar emrat e personave të kontaktit, emailat dhe numrin e telefonit kjo do të jetë si kusht pas nënshkrimit të kontratës (kjo është një kërkesë e detyrueshme)”./Botapress.info/.