Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk do të ketë një propozim tjetër nga Vetëvendosje për t’u mandatuar nga presidentja, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re.
Sipas tij, Albin Kurti është fitues i zgjedhjeve dhe i mandatuari i vetëm.
Duke akuzuar partitë e tjera shqiptare që nuk e votuan formimin e Qeverisë Kurti 3, tha se gjasat janë reale që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Për Qeveri tjetër ne nuk ka gjasa dhe nuk ka mundësi për shkak se dihet se mandatar është kryeministri Kurti. Më nuk ka pazare të tilla sikurse përpara me terminale doganore në të cilat vendoseshin njerëz me nga 5 deputetë. Populli e ka dhënë verdiktin dhe kryeministri Kurti është më i votuari dhe i ka 48 deputetë, së bashku me minoritetet jo serbe i kemi 56 deputetë. Por, fatkeqësisht LDK-ja na i mbylli dyert dhe nuk deshi që as ta konstituojë Kuvendin dhe as formimin e Qeverisë. Nuk e di nëse do të shkojmë në takim tek presidentja sepse këtë e vendosin organet e partisë”, tha Bajqinovci. /RTV21



Të tjera
Showbiz
Benita hyn sonte në “BBVK”
Pas eliminimit në gjysme finale, Benita
Aktuale
Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut
Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,
Aktuale
Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë