Kosovarët që jetojnë jashtë vendit këtë verë do ta gjejnë vendin nën sanksione nga vendet ku ata jetojnë. Por, kryeministri Albin Kurti, duke u uruar mirëseardhje mërgimtarëve, është tallur keq me ta.
“Kjo në të vërtetë është rruga e mërgatës”, tha Kurti, duke shtuar se kur të kalojnë andej, mërgimtarët do të shohin se “edhe këtu mund të bëhet mirë”.
Kurti ia dridhë zemrën Hetemit të ngujuar në Leposaviq, tregon se po e braktisë..
“Shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjërave që do e shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt njësoj sikurse edhe në vendet ku ju jetoni e veproni”, tha Kurti.
Shefi i Qeverisë tha se Ministria e Punëve të Jashtme ka hartuar një listë të aktiviteteve për mërgimtarët, që përfshijnë aktivitete në sport, kulturë, kampe verore, etj./Botapress.info/