Holanda e Luksemburgu kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë Kosovën në deeskalimin e situatës. Homologët e kryeministrit Albin Kurti, nuk kanë bërë fajtorë asnjërën palë për këtë situatë, veçse kanë deklaruar se duhet të zbatohet udhërrëfyesi i Bashkimit Evropian. Mark Rutte dhe Xavier Bettel thanë se duhet të ketë fokus në procesin hap pas hapi dhe se nuk do të ketë fitues në fund, në rast të konflikteve.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se është bërë gabim i madh kur nuk është nënshkruar marrëveshja bazë, për çka konsideroi se kjo ka hapur derën për shkelje dhe mosimpelementim marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi i 18 marsit.
A do të paguajnë mërgimtarët sivjet sigurim kufitar? Ministria ia dërgon BKS-së një propozim
Kryeministri holandez, Mark Rutte theksoi se nuk duhet të drejtohet gishti tek fajtori për tensionimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se të dyja palët duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së.
Rutte shtoi se kanë pasur diskutime të gjata në Beograd dhe Prishtinë për deeskalimin e situatës. Po ashtu, theksoi se janë të gatshëm që të ndihmojnë në Kosovën.
Edhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel u shpreh se duhet të fillohet të punohet në udhërrëfyesin e BE-së.
Kryeministri Albin Kurti do të takohet gjatë pasdites me emisarin evropian, Miroslav Lajçak./Botapress.info./