Kurti i “përjashtoi” nga lista për qeverinë e re Bislimin, Nagavcin e Hajdarin

 

 

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Kosovës, formimi i Qeverisë Kurti 3 nuk mori votat e mjaftueshme.

Kështu koalicioni parazgjedhor Vetëvendosje–Guxo–Alternativa nuk arriti të krijoj shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, të nevojshme për të formuar Qeverinë Kurti 3.

Fillimisht para votimit, gjatë prezantimit të emrave të kabinetit qeveritar Kurti 3, i mandatuari Albin Kurti, paraqiti disa emra të rinj, por disa emra të njohur, me pozita të rëndësishme në Qeverinë Kurti 2, si Besnik Bislimi, Arbëria Nagavci e Rozeta Hajdari u lanë jashtë kabinetit të ardhshëm.

Besnik Bislimi, ndonëse zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë Kurti 2, kësaj radhe u përjashtua nga lista, kurse u zëvendësua në vend të tij Glauk Konjufca, i cili gjithashtu u propozua edhe për pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ndërkaq, Arbërie Nagavci, ish-ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjithashtu nuk u rikthye në propozimin e Kurtit për kabinetin e ri, ku në vend të saj u propozua Avni Zogiani, i cili aktualisht është zëvëndësministër nw detyrw Infrastrukturës dhe Ambientit.

Po ashtu, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk u përfshi fare në propozim e Kurtit, ku për këtë pozitë që përbën edhe atë për Integrime Evropiane u nominua Mimoza Kusari-Lila, ish-shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti sot tentoi të shkarkojë kryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha nga kjo pozitë, pasi që ky i fundit u propozua për ministër të Infrastrukturës dhe Transportit.

Fillimisht para procesit të votimit, ky ishte kabineti i propozuar nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti i mandatuari për kryeministër,

Glauk Konjufca, Zëvëndëskryeministër I parë, dhe ministër I Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Donika Gervalla – Zëvëndëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë
Fikrim Damka – Zëvëndëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik
Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
Ejup Maqedonci – Ministër I Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme (MPB)
Lulzon Jagxhiu – Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit
Avni Zogiani – Ministër i Arsimit
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
Fatmir Spahiu – Ministër i Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
Rasim Demiri – Ministër i Administrimit të Përgjithshëm dhe Politikat Lokale (MAPL)
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari – Ministër I Industrisë dhe Tregtisë dhe i Integrimeve Evropiane
Artane Rizvanolli – Ministre e Energjisë
Nenad Rashiq – Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit
Sejnur Veshall – Ministër i Zhvillimit Rajonal

Të tjera