Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dështimit të votimit për formimin e Qeverisë “Kurti 3”, duke deklaruar se “ra perdja e popullizmit”.
“Folëm një herë brenda, ra perdja dhe e patë edhe ju që ra perdja e popullizmit”, tha Abdixhiku në një prononcim për media pas përfundimit të seancës.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme në Kuvend për të formuar qeverinë e re. Nga votimi i sotëm, 56 deputetë votuan për, 52 kundër, ndërsa 4 abstenuan.
Pas këtij dështimi, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se përgjegjësia tani kalon te Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila do të zhvillojë konsultime me subjektet politike.
Brenda një afati prej 10 ditësh, ajo mund të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër, sipas procedurave të përcaktuara me Kushtetutë. /



Të tjera
Lajme
Trepça jep detaje për vjedhjen e dy trafove
Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së
Ekskluzive Lajme
Pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berish
Një konflikt familjar që kishte kohë
Aktuale
Natën kur vendi shkoi në zgjedhje, Kurti e Rushiti iu drejtuan popullit nga Presidenca
U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është