Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se “qeveri do të ketë”, edhe nëse qeveria e re që pritet ta prezantojë pas pak, nuk do t’i marrë 61 votat e nevojshme në Kuvned.
Ai iu tha deputetëve se qeverinë në detyrë s’mund ta mbikëqyrin dhe s’mund t’i kërkojnë llogari.
“Për më tepër, përderisa nuk votohet qeveria e re, kjo nënkupton zgjatje e mandatit të qeverisë në detyrë. Pra, qeveri do të ketë, vetëm se deputetët e kanë të pamundur ta mbikëqyrin dhe të kërkojnë llogari nga një qeveri në detyrë, të cilën nuk e kanë votuar”, tha ai.
Çdo ditë pa qeveri të re, Kurti tha se është “ditë humbjeje për zhvillimin, për qytetarin, për shtetin”, ndërsa, pa ndonjë marrëveshje të përmendur, i ftoi deputetët që ta votojnë qeverinë që do ta prezantojë ai.
Ai përmendi “punë e mira” që tha se i ka bërë qeveria e udhëhequr prej tij, ndërsa u kërkoi deputetëve që t’ua mundësojnë që t’i “vazhdojnë punët e mira”.



Të tjera
Aktuale
Kurti i “përjashtoi” nga lista për qeverinë e re Bislimin, Nagavcin e Hajdarin
Në seancën e sotme
Showbiz
Egli Tako arratiset në Turqi, ja ku i çon këmbët (Foto)
Egli Tako, këngëtarja dhe tashmë prezantuese
Aktuale
Hajgare politike: Aliu u largua për shkak të Bashës, Kurti e propozon atë në postin e tij
Më 27 gusht të