Në orët e pasdites ka pasur raportime ndër media se një nën në Fushë Kosovë ka provuar që ta hidhte të birin nga ballkoni i banesës.
Policia njofton se i është përgjigjur thirrjes për të trajtuar informacionet në lidhje më këtë rast.
Gruaja në Fushë Kosovë tentoi ta hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar
“Nga trajtimi që policia u ka bërë informacioneve të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre”, është përgjigjur për Klan Kosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Trajtimi i detajuar bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë rekomandimet e specialistëve mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur”.
Borovci thekson se policia bashkë me aktorët relevant po vijon me veprime e nevojshme.
Gazeta mëson se gruaja ka vetëm pak javë që është vendosur në bllokun banesor për të jetuar.
Banorët thonë se nuk kanë parë që ajo të ketë ushtruar dhunë ndaj të birit, përveç disa “kërcënimeve” verbale. Bazuar në këtë ata thonë se dyshojnë që gruaja të ketë probleme mendore./Botapress.info/