Sindikata e Pavarur e RTK-së e shqetësuar me të gjeturat e Auditorit Gjeneral për RTK-në, të publikuar të martën me datë 27.06.2023.
-Raporti i Zyres Kombëtare të Auditimit (ZKA) shpërfaq gjendjen alarmante të keqmenaxhimit me paranë publike në RTK.
-Raporti i ZKA-së shpërfaq atë për të cilën kishte alarmuar me kohë Sindikata, se drejtuesit e RTK-së po ju shërbejnë interesave vetiake dhe klanore.
GJETJET E ZKA-SË
-Tenderë një burimor
-Blerja e shërbimeve duke anashkaluar procedurat e prokurimit
-Lidhja e kontratave në kundërshtim me ligjin e Prokurimit Publik;
-Mos zbatimi i standardeve te përcaktuara nga KRPP (Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik);
-Afati dhe kushtet e pagesës janë përcaktuar sipas kerkesës së operatorit ekonomik;
-Moskërkimi i garancionit për performancen e ekzekutimit të kontratave;
-Lidhja e kontratave me negocim të njëanshëm bazuar në kushtet e vendosura nga operatori ekonomik;
-Prokurimi i shërbimeve jashtë planit të prokurimit;
-Prokurimi i shërbimeve jashtë projeksionit buxhetor;
Bëhet fjalë pēr rreth gjysmē milioni euro blerje.
Sipas ZKA-së këto veprime dëmtojnë konkurencën, transparencën e procesit si dhe rrisin rrezikun për mos arritjen e vlerës për paranë e shpenzuar.
Tutje, në raport përfshihen:
-Avancimet në pozita në kundërshtim me rregulloret;
-Mos zbatimi i vendimit të Bordit për pezullimin e shpërblimeve dhe shtesave jashtë pagës;
ZKA ka konstatuar se RTK ka paguar përmes autorizimeve të vecanta persona të caktuar në pozita të cilat nuk janë në rregulloren “Metodologjia e Përcaktimit të Ndërlikueshëmrisë së vendeve të Punës”.
Sipas ZKA-së kosotja për pagesat shtesë për vetëm tre persona ishte 6419 euro.
Njëri prej tyre është drejtori aktual i RTK-Radios, Arsim Halili i cili para se të emërohej në pozitën e drejtorit, përmes një autorizimi të vecantë ishte paguar 1404 euro në muaj për një pozitë e cila nuk figuron në rregulloren “Metodologjia e Përcaktimt të Ndërlikueshmërisë së vendeve të Punës”, rregullore kjo ku janë të përfshira të gjitha pozitat në RTK përfshirë klasën dhe koeficientin e pagesēs.
Po ashtu sa i përket zbatimit të rekomandimeve të ZKA-së, prej 17 vetëm 10 janë zbatuar.
Gjithashtu vlen te theksohet se në raport RTK vleresohet me Opinion te Kualifikuar që zakonisht u jepet subjekteve që nuk arrijnë t’i kenë pasqyrat financiare sipas standardeve minimale tē kërkuara.
Sindikata e Pavarur e RTK-së fton prokurorinë që t’i hetojë të gjitha parregullsitë e konstatuara në raportin e Auditorit gjeneral.
Ndërsa Kuvendi i Kosovës, përkatësisht komisionet përkatëse, ai për Buxhet si dhe ai për Media t’i thërrasin në përgjegjësi drejtuesit e RTK-së.
Në linkun e mëposhtëm gjeni raportin e plotë të ZKA-së.
https://zka-rks.org/ëp-content/uploads/2023/06/RaportiAuditimit_RTK_2022_Shqip.pdf