Një incident i rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor ku po punonte, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Sinjalin se rasti ka ndodhur në orët e pasdites së së premtes.
Sipas informacioneve fillestare nga Policia, punëtori është nga fshati Kabash i Komunës së Vitisë dhe në momentin e incidentit kishte qenë duke kryer punë ndërtimore në objektin në fjalë.
I lënduari është dërguar me urgjencë në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.
“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha ekipet e nevojshme policore, si dhe njësitet përkatëse të hetimeve rajonale, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat e plota të rastit. Për çdo informacion të ri, do të njoftoheni me kohë”, shtoi Hashani.



Të tjera
Lajme
Trepça jep detaje për vjedhjen e dy trafove
Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së
Ekskluzive Lajme
Pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berish
Një konflikt familjar që kishte kohë
Aktuale
Natën kur vendi shkoi në zgjedhje, Kurti e Rushiti iu drejtuan popullit nga Presidenca
U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është