Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Kurti, pas paralajmërimeve se shtetet perëndimore do t’i vënë sanksione Kosovës.
Sipas tij, PDK-ja nuk e rrëzon kryeministrin Albin Kurti nga pushteti, me vota të deputetëve të Listës Serbe, ndonëse ka një kërkesë nga AAK-ja për këtë.
Një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri
Megjithatë, ai paralajmëroi largimin e disa deputetëve të LVV-së. Ai shtoi se kjo ka gjasa të ndodh pasi që të hedhet në votim Kodi Civil, i cili ka përçarë deputetët e partisë në pushtet mes vete, transmeton Paparaci.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së fundmi ka deklaruar se deputetët bënë gabim të madh kur nuk e votuan Kodin Civil vitin e shkuar dhe se kjo çështje nuk ka kthim prapa.
“Munden me i dhanë mas kodit civil. Mas kodit civil. S’po pres, mundet me ndodh atëherë me dalë një grup tjetër prej LVV-së. Tash janë dalë dy, një ka shkuar në LDK, janë tre që kanë dalë prej LVV-së”, tha deputeti Haxhiu mbrëmë në Debat Plus, transmeton Paparaci.
Inicimi i mocionit të votëbesimit nga ana e AAK-së karshi Qeverisë së Kosovës, sipas Haxhiut, është që Kurti të amnistohet pas zhvillimeve të fundit.
“Mundet me ndodhë që pas Kodit Civil me dalë tetë deri në 12 (deputetë). Atëherë vlen inicimi i mocionit. Sot me iniciu mocion është me amnistu Kurtin për 90 ditë”, shtoi ligjvënësi opozitar.
Përndryshe, ministrja Haxhiu ka paralajmëruar dërgimin e shpejt të Kodit Civil në Kuvend për votim.
Kodi Civil nëse miratohet në Kuvend do t’i lejojë bashkësitë civile të personave me gjini të njëjta. Një gjë e tillë kishte dështuar të kalojë vitin e kaluar, pas kundërshtimeve nga deputetët e pushtetit.
Duke u bazuar në planin legjislativ për këtë, Qeveria Kurti synon që Projekt-kodin Civil ta miratojë deri në fund të muajit qershor.
Deri më tani, LVV-së i janë larguar tre deputetë; Doarsa Kica-Xhelili, Haki Abazi dhe Fatmir Humolli. E para iu bashkua LDK-së, kurse këta të fundit mbeten të pavarur./Botapress.info/