Sipas Prishtina Weather, e mërkura fillon me të kthjellët dhe intervale me diell. Nga mesdita, depërtimi frontal, sjell vranësira dhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, që ka gjasë të jenë më intensive përgjatë pjesës perëndimore të vendit, transmeton Botapress.info
Temperaturat minimale zbresin në 14C e 17C, ndërsa ato maksimale, në rënie dhe luhatën, ndërmjet 23C e 26C.
Vranësirat fillojnë të shpërndahen ditën e enjte, e të premten do të ketë më shumë intervale me diell. Diell do të ketë edhe ditën e shtunë, e më vonë pasdite priten kushte për rrebeshe e bubullima.
Temperaturat gradualisht shënojnë rritje deri në 28C e 30C ditën e shtunë. /Botapress.info/