Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka zbardhur detaje nga takimi që ka zhvilluar me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Von der Leyen shkruan se fokusi ka qenë mbi Ballkanin Perëndimor dhe progresin e Shqipërisë drej BE.
“Takim shumë i mirë me Edi Ramën. Ne diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri në rritje për Ballkanin Perëndimor.
Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë.” shkruan Von der Leyen në twitter.