Mergim Lushtaku ishte i ftuar në emisonin ” Thuhet” me Labinot Azemin, i cili shpalosi diçka ndryshe nga jeta e tij private duke lënë anash politikën, shkruan Botapress.info
Lushtaku tregon se si fëmijë është merrur me sporte luftarake në Gjermani ku ka pasur edhe suksese të shumta. Largimi nga Prekazi për në Gjermani ishte shumë prekës sipas Lushtakut si fëmijë, pasi përshendetja me mësuesin dhe nxënësit për të dal nga vendi ishte dhe emocionues dhe ndjenjë e keqe sepse po iknim nga vendi ynë.
Tutje Lushtaku thotë se pjesa në Gjermani ka qenë pjesë sfiduese pasi në Gjermani ishte problem të shoqerohesha deri dy vite me fëmijët e tjerë, integrimi ka qenë i vështirë me fëmijët gjerman dhe nacionaliteteve të tjera. Pas luftës ne u kthyem në Kosovë, pasi babi kishte vendosur të luftonte për Kosovën,tha Lushtaku, shkruan Botapress.info
Jemi nisur për Kosovë me iden që ndoshta nuk do ti shihnim gjallë të afërmit, sidomos për babin dhe kur u kthyem me pyesnin a do të kthehesh më në Gjermani, përgjigjia ime ishte asnjëherë dhe vazhdon të jetë gjithmonë e tillë.
Lushtaku thotë se ka qenë një lloj i bullizuar në Gjermani, pasi nuk e dinte gjuhën gjermane, shoqëria nuk me pranonte, ishe e vështirë të krijoja shoqëri, ndikoi në personalitet dhe të izolohesha në vete, pasi isha i bullizuar për shkak të çështjes etnike. Lushtaku tutje rrëfen se gjithmonë e kishte shqetësim se u identifikonte si djal i Sami Lushtakut, ku shumë shpesh ka thënë se e ka të afërm dhe jo baba, pasi nuk donte të thirrej në emër të Sami Lushtakut.
Për fund Lushtaku dha një mesazh, ku tha se duhët të kemi një lidhje me Zotin, sepse aty e gjendemi mbeshtetjën dhe gjithashtu me njerëz të mirë ku nuk bullizojnë dhe i bëjnë të ndihen keq./Botapress.info/