Opinionisti Milaim Zeka nuk është kursyer aspak ndaj familjes së presidentes Osmani, por dhe jo vetëm.
Në një paraqitje Zeka hodhi akuza të shumta ndaj të parës së vendit e bashkëshortit të saj, duke thënë se familjet e tyre kanë qenë anti-kombëtare historikisht.
Madje, ai ka shtuar se ka edhe fakte për këtë, duke pretenduar se në Gjilan, familjarët e Prindon Sadriut kanë qenë zyrtarë të lartë të partisë serbe SPS.
“Unë kam një milion argumente që kjo, qoftë kah familja e burrit, qoftë kah familja e vet, historikisht kanë qenë anti-kombëtarë. Historikisht kanë punuar kundër interesave kombëtare. Unë e kam thënë në televizione të Shqipërisë, po e ripërsëris, që prindërit e burrit të Vjosa Osmanit, në Gjilan, kanë qenë zyrtarë të lartë të SPS-së serbe. Merrni gjurmoni dhe do t’i gjeni faktet”, tha ndër tjerash ai.
Për më tepër, ndiqeni njërën nga pjesët e paraqitjes së plotë.