Drejtori i shitjes në Artmotion, Viktor Krasniqi, ka thënë se klientët e kësaj platforme s’duhet të kenë aspak shqetësim mbi pezullimin e aktivitetit të punës së Artmotion në ofrimin e shërbimeve dhe kanaleve.
Krasniqi tha se kjo nuk do të ndodhë sepse vendimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit është çështje administrative.
Abdixhiku ngushëllon familjen e Shyqyri Nimanit: Do të mbetët në historinë e shtetit tonë
“Kjo nuk do të ndodhë sepse ky është një vendim që ka të bëjë me çështje administrative të një dokumentacioni, të cilin ata konsiderojnë. Pra ARBK-ja ka konsideruar se ka mangësi, ose ka pasur mangësi në disa informata të cilat vetë agjencioni i ka procesuar në kohë dhe të gjitha informatat janë të qasshme nga publiku, pasi mund të hyjnë në faqen e ARBK-së dhe të shohin se certifikata e biznesit është sipas normave, konform ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe që pronari është i ditur, i njohur e me emër e mbiemër”, tha Krasniqi në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, Krasniqi tha se Armotion Sh.P.K është biznes i regjistruar në ARBK që nga vitit 2017, ku për këtë kohë ka arritur të bëjë ndryshimin e madh në tregun e operatorëve kallborë dhe ofruesit e shërbimeve të televizionit digjital./Botapress.info/