Mikpritja shqiptare si traditë po kultiuvohet dhe po promovohet jo vetëm në trojete shqipotare por edhe anembanë diasporës ku jetojnën e verpojnë shqiptarët. Edhe pse të larguar nga vendlindja e tyre, shqiptarët kanë marrë me vete traditat shqiptare, e mikpritja është një prej këtyre traditave që po promovohet me sukses në veprimtarit e tyre biznesore sidomos në fushën e gastronomisë, shkruan Botapress.
Në restorantet e shqiptarëve, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe më parë janë mbajtur takime të rëndësishme të personaliteteve shqiptare me ato amerikane ku janë diskutuar cështje me rëndësi për shqiptarët, për Shqipërinë e për Kosovën.
Një mikpritje bujare shqiptare i dhuruan edhe vëllëzërit Dalipi nga Kosova, me vendbanim e veprimtari në Workester (Masachutes) znj. Floreta Luli-Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në SHBA.
Ata në kafenë e përgatitur enkas për Ambasadoren Shqiptare kanë shkruar: Floreta Faber, Ambasador of Republika of Albania to the Unitetd States of Amerika, duke e dekoruar këtë fjali me flamujt Shqiptar e Amerikan,
Për më shumë ja postimi në Facebook i vëllëzërve Dalipi;