Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja komentoi formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjet e reja nëse janë të mundshme apo jo.
Muja tha se që nga fillimi, oferta për krijimin e ekzekutivit i është bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është bërë Nismës, në ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe kanë qenë të përjashtuara, që do të mbeten të tilla, shkruan Gazeta 10.
Muja tha se për shkak të sfidës që i ka sjellë Kosovës të sabotimit të vazhdueshëm që ia ka bërë shtetit të Kosovës , për shkak të Aleksandër Vuçiç, kurse tjetra për shkak të vështirësive që ia ka sjellë Kosovës pas procesit dhe gjatë procesit të shtet formimit.
Ai theksoi se opsionet e tyre politike kanë qenë të hapura vetëm për LDK-në dhe Nismën.
“Ju e dini që ofertat tona politike kanë qenë publike. Jemi refuzuar ashpërsisht në shumë raste, më shumë se një rast nga LDK-ja, mirëpo ka qenë vullnet i shumicës së votuesve të të dy subjekteve politike. Kjo është edhe shkencërisht e konfirmuar që të krijohet një koalicion, por ajo është refuzu në ndërkohë që opsioni b ka qenë krijimi i qeverisë së bashku me Nismën dhe komunitetet joshumicë. Ato përpjekje do të vazhdojnë dhe i takon kryeministrit Kurti, që deri të shtunën të gjejë mekanizmin kompromisin formatin deh konsesionet e nevojshme për krijimin e ekzekutivit”, shtoi tutje Muja



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet