Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili nuk po arrinë të sigurojë numrat për krijimin e Qeverisë, duke thënë se çdo qytetar i Kosovës do të ishte në gjendje të siguronte shumicën parlamentare po të kishte 48 deputetë.
“Për hir të Kosovës ulesh me partitë politike, i dëgjon kërkesat e tyre, bën marrëveshje politike. Kur i ke 48 deputetë, secili i Kosovës i kish ba 61. Mbajeni mend çka po ju them: secili qytetar i Kosovës, jo politikan, qytetar i thjeshtë, me i thënë ‘i ke 48 deputetë, bëji 61’, ish kanë në gjendje me ta ba një marrëveshje politike. I thonë pragmatizëm, i thonë politikë”, ka deklaruar Abdixhiku në Debat Plus.
Ai tha se LDK nuk ka koalicion dhe asnjë diskutim për qeverisje me Kurtin.



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë