Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova nuk është thjesht një shtet i ri, por një dëshmi e gjallë se besimi, qëndrueshmëria dhe forca e qytetarëve mund të ndërtojnë dritë edhe nga plagët e luftës.
Në kuadër të “The Humboldt Speeches on Europe”, një forum prestigjioz për krerë shtetesh nga Evropa, Osmani tha se për të ishte një nder të flasë në këtë ngjarje.
“Në këtë ndërtesë historike, në zemër të Berlinit, Kosova u paraqit si një histori e demokracisë që triumfon, e vlerave që bashkojnë dhe e shpresës që e bën Evropën më të fortë, më humane dhe më të bashkuar,” shkroi Osmani në Facebook.
Presidentja po qëndron në Berlin, ndërsa më parë ishte në Aspen Institute, ku theksoi se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ajo shtoi se kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur, por një interes strategjik për rajonin dhe për aleancën euroatlantike.



Të tjera
Lajme Opinione
Nurellari: Kurtit i leverdisin zgjedhjet, për këtë arsye
Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi
Lajme Shëndetësi
“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në KosoVë
A ka ndonjë nënë që
Lajme
NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane
NATO thotë se mbetet e bindur