Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë të batalionit të manovrës së Komandës Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar misione të zbarkimit ajror në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas komunikatës, operacionet, të kryera si gjatë ditës ashtu edhe natës me mbështetje të njësive ajrore, u mundësojnë patrullave të arrijnë zonat kyçe përgjatë kufirit, duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale mes forcave të KFOR-it në rajon.
“Këto aktivitete konsiderohen thelbësore për ruajtjen e kohezionit të njësive dhe përmirësimin e përgatitjes luftarake, ndërkohë që garantojnë efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetje të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë”.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike