Të hënën mbrëma është dëgjuar një shpërthim në Mitrovicën e Veriut. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, një shok-bombë ka shpërthyer në rrugët e veriut.
Megjithatë, ai shtoi se nga ky incident nuk ka të lënduar e as dëme materiale.
Vazhdojnë të mbesin të bllokuara rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë
Tensionet në veri kanë nisur qysh nga 26 maji, kur serbët lokalë duke sulmuar gazetarët, KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës kanë kundërshtuar kryetarët e zgjedhur në këtë pjesë të vendit.
Javën e kaluar, tre zyrtarë policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe. Kosova, bashkë me ShBA-të dhe BE-në kanë kërkuar që ata të lirohet menjëherë dhe pa kushte.
Së fundmi, pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi.
Ministria e Punëve të Brendshme njofoti se pikat e tjera mbeten të kalueshme dhe nuk ka kolona./Botapress.info/