Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar me numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë të gjitha mënyrave të votimit që është mundësuar për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.
Fletëvotimet e fundit që janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, janë ato nga votimi i personave me nevoja të veçanta, proces i cili ishte mundësuar jashtë vendvotimeve për më shumë se 3,400 persona.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së sotme (e mërkurë, 22 tetor 2025, në ora 20:30) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i i personave me nevoja të veçanta, i realizuar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Në të njëjtin njoftim, KQZ ka treguar se “do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar”.
Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të enjtën paradite ka vazhduar procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16.
Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Të tjera
Aktuale
Përfundon rinumërimi i 16 kutive të disa vendvotimeve nga komuna të ndryshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Aktuale
Nisin ankesat për faturat e rrymës teksa dimri afron, Miftaraj: Kur e pashë çminin, mendova që jam pronar biznesi
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës
Aktuale
100 euro për studentët, Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen
Më 7 tetor, Qeveria në detyrë