Sharr Jakupi, këshilltar në kabinetin e Donika Gërvallës, minister e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë një postim, përmes të cilit ka informuar për gjendjen në kufrin mes Kosovës dhe Serbisë.
Në postimin e tij, Jakupi ka treguar se për shkak të protestave në afërsi të pikave kufitare Jarinjë dhe Merdare, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.
“Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave.” – thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=6482935141745899&set=a.690742770965194&type=3&ref=embed_post