Ka vazhduar protesta e serbëve të hënën në komunën e Zveçanit, në javën e tretë të saj. Situata aktualisht është e qetë, megjithëse ka protestues që po qëndrojnë në tendat e vendosura nga protestuesit serbë në këtë qytet.
Javën që shkoi, protestuesit serbë i kishin sulmuar gazetarët dhe kameramanët e medieve në Kosovë, të cilat po përcillnin protestat nga afër.
Lajçak thirret në ShBA për zhvillimet në veri: Diskutime për hapa të menjëhershëm
Paraprakisht, protestues të caktuar kishin djegur dhe thyer shumicën e veturave që po përcillnin ekipet e medieve në komunat veriore.
Po ashtu, këta protestues ishin konfrontuar edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke i lënduar kështu dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë.
Lidhur me këto sulme, deri më tani janë arrestuar disa serbë.
Megjithatë, tash e pesë ditë nuk ka informata rreth vendndodhjes dhe gjendjes së tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët u kidnapuan në Leposaviq. /Botapress.info/