Çifti që jeton në Prishtinë, kalon disa lagje për të ardhur tek salla 1 Tetori për t’u imunizuar. Por në dy herët e para Salih dhe Selvete Cakolli edhe pse patën termin, nga qendra e vaksinimit i kthyen prapa.
Kjo me arsyetimin se nuk janë regjistruar në sistemin online E Kosova.
Megjithatë, ata posedojnë emalin nga ana e Ministrisë në lidhje me terminin që caktuan për vaksinim, raporton T7.
Por tash tri ditë pas terminit ata kanë ardhur sërish për të provuar ta marrin vaksinën.Edhe të moshuar të tjerë po prisnin për tu vaksinuar.
Por të gjithë prej tyre ishin të kënaqur me shërbimet që iu ofroheshin.
Televizioni gjatë ditës ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë për të parë se a ka ankesa rreth vaksinimit dhe termineve që u caktohen qytetarëve.
“Ka pasur ankesa rreth termineve, por interesimi i madh ka bërë që terminet deri me datë 29 të mbushen nga kategoritë që në këtë fazë janë duke u vaksinuar si 65+, të sëmurët kronikë pa dallim moshe, punonjësit shëndetësor, mësimdhënësit, Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, derisa nga java tjetër do të ketë termine të shumta të lira për qytetarët që të caktojnë termine për vaksinim”, thuhej në përgjigjen e MSH’së.
Ministria poashtu ka lajmëruar se personat me sëmundje kronike kur të shkojnë në Qendër të vaksinimit duhet të kenë dokumentacion për t’i vërtetuar problemet shëndetësore.