Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një adresim të mbajtur të dielën, ka folur për tre policët e Kosovës që janë kidnapuar të mërkurën brenda territorit të Kosovës.
Vuçiqi ka thënë se atyre “asgjë e keqe s’u ka ndodhur dhe s’i ka prekur askush”. Ai ka thënë se deklaratat e policëve “janë kontradiktore”.
Publikohen pamjet, ky është momenti kur u shpëtua mrekullisht i riu kosovar nga lumi Lepenc
Ai thotë se njëri prej tyre ka deklaruar se “kishte shkuar të mblidhte kërpudha”.
“Asgjë s’u mungon, nuk kanë asnjë të mavijosur, asnjëri s’i ka prekur. Deklaratat e tyre janë kontradiktore. Njëri thotë nuk kemi ecur, i dyti thotë se kemi ecur pak, e më pas jemi ngjitur edhe pak e jemi larguar nga vetura. Pra, çfarë ishte duke bërë, unë isha duke mbledhur kërpudha”, tha Vuçiq.
Vuçiqi ka thënë se kanë dërguar letër, i ka dërguar letër EULEX-it.
Presidenti i Serbisë ka akuzuar duke thënë “se perëndimorët e shqiptarët” janë bashkë dhe se po “gënjejnë”.
“Të vetmit që mund të them se nuk ishin të pasaktë ishte komanda e NATO-s, KFOR dhe ushtarët e KFOR-it”, tha Vuçiq, raporton “B92”.
Vuçiqi ka thënë se Ushtria e Serbisë asnjëherë nuk ka kaluar brenda territorit të Kosovës.
“Nëse e hynë do të informoheni i thashë komandantit të KFOR-it. E nëse hynë në të ardhmen nuk do të kthehet prapa”, tha Vuçiq./Botapress.info/