“Asnjë qeveri nuk ka qenë e angazhuar për veriun, prandaj është grumbulluar krimi”, tha shefi i zyrës për komunitete në kuadër të komunës së Leposaviqit, Haki Imeri në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova.
Ai tha se asnjëherë nuk ka pasur përkushtim të veçantë ndaj veriut nga asnjë qeveri, ndërsa tani duhet kohë deri të çmontohet ajo çka është bërë nga mospërkushtimi i tyre, teksa shtoi dhe se duhet një bashkëpunim i veçantë me shtetet aleate për veriun e Kosovës, për të mos shkaktuar dëme të kushtueshme.
“Duhet një koordinim gjithsesi, dhe duhet një veprim i matur për shkak të specifikave, se veriu i Kosovës tashmë është çështje globale, përtej Evropës e Atlantikut”
Imeri tha se mosbashkëpunimi dhe çështja e sigurisë kohëve të fundit e tejkalon çështjen kombëtare të sigurisë.
“Na ka rrok njëfarë eurforizmi. Euforizmat historikisht nuk kanë treguar rezultate të mirë, prandaj kisha apeluar edhe nga Qeveria edhe nga partitë politike të ulen, të kontribojnë, ta shiqojnë realitetin me një gjakftohtësi, të cilët fatkeqësisht nuk e njohin realitetin e veriut të Kosovës, e shohin vetëm nga Prishtina, nuk e shkelin, nuk e prekin, nuk është gjendja ashtu siç pretendohet, mirëpo duhet të kthehen, të ulen gjakrat, të bisedohet dhe duhet t’a tejkalojnë këtë çështje për shkak se është edhe interes edhe i aleatit tonë kryesor”, u shpreh ai.
Po ashtu, Imeri pati edhe disa fjalë për opozitën e vendit.
Video në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=5NNzjvA2HGU&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=bbhXeHbzNxA&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI